Arrestohen në Gjilan dy të dyshuar për skema piramidale dhe bixhoz

Policia e Kosovës përmes rrugëve operative ka marrë informata se në një lokal në fshatin fshatin Cernicë, komuna e Gjilanit ka organizim të lojërave të fatit dhe bixhozit.

Me urdhër të prokurorit të shtetit është realizuar bastisja e këtij lokali ku është arrestuar fillimisht i dyshuari A. M., (1978).

Gjatë bastisjes në lokalin e tij janë gjetur dhe ka konfiskuar si prova materiale:

Dy aparate për lojëra të fatit ‘Merkur’,  1 shtëpizë e kompjuterit, 1 monitor, 1 printer, 65 euro që janë gjetur në brendësi të aparatit të konfiskuar, 5115 euro dhe 360 franga zvicerane të konfiskuara nga çanta e të dyshuarit.

Është arrestuar po ashtu edhe i dyshuari i dytë E. M., (1991) si pronar i këtyre aparateve dhe pajisjeve përcjellëse.

Pas intervistimit të të dyshuarve në prezencë të avokatëve mbrojtës, të njëjtit me vendim të prokurorit të shtetit ndalen në mbajtje për 48 orë, thuhet në njoftimin e policisë.