Arrestohen në Gjilan shoferi dhe konduktori, i shkaktuan lëndime një udhëtari
Dy persona, njëri shofer dhe tjetri konduktor i autobusit janë arrestuar në Gjilan nën dyshimin për lëndim të rëndë trupor të një udhëtari.
Gjilan 26.10.2022-18:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar -pronar të firmës për shërbime transporti të udhëtarëve, pasi të njëjtit (njëri si shofer dhe tjetri si konduktor) pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar i cili ishte duke udhëtuar me automjetin e tyre-autobus. Viktima dhe njëri nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.

