Arrestohen në Gjilan tre të dyshuar për trafikim me njerëz, dy prej tyre shtetas shqiptarë

Në Gjilan janë arrestuar tre të dyshuar për trafikim me njerëz, dy prej tyre shtetas të Shqipërisë.

Gjilan 30.10.2022 11:30  Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve nga njësitet relevante, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj, dy shtetas të shqipërisë dhe një kosovar pasi që dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën e lartë cekur. Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një veturë, 2650 € para të gatshme dhe 3 telefona mobil. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.