Arrestohen në Stublinë tre të dyshuar për kontrabandë me mallra
Tre persona janë arrestuar në Stublinë të Gjilanit, nën dyshimin për kontrabandë me mallra, njofton policia.
Fsh. Stublinë, 30.05.2022 – 21:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që në traktor kishin të ngarkuar mallra të ndryshme, të kontrabanduar nga Serbia. Mallrat janë dërguar në terminal doganor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.

