Arrestohen në Viti dy të dyshuar për substanca narkotike

Policia në Viti, me datën 31.08.2023 rreth orës 03:15 në kuadër të zbatimit të planit operacional ,,Goditja 2023’’ në pikë të kontrollit në rrugën ,,Dëshmorët e kombit’’ në qytetin e Vitisë ka ndalur një veturë me targa vendore, në të cilën ndodheshin dy të dyshuar meshkuj, kosovar shqiptar J.I. (viti i lindjes 2004) dhe N.M. (viti i lindjes 2003) për kontrolle rutinore.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale për gjykatë:

  • Tetëdhjetë e dy (82) qese substancë narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë
  • Një peshore digjitale
  • Një pako me letra mbështjellëse ,,Rizlla’’
  • Dyqind e pesë (205) euro para të gatshme dhe disa para të metalta
  • Tre (3) telefon celularë

Për rastin janë njoftuar njësitet antidrogë të cilët do të merren me hetimin e këtij rasti, thuhet në njoftim.