Arrestohen për shantazh një femër dhe një mashkull
Dy persona, njëri mashkull dhe tjetra femër janë arrestuar për shantazh, njofton policia e Kosovës.
Ata kanë shantazhuar një femër duke i marrë 500 euro dhe më pas i kanë kërkuar edhe 3000 euro.
Pejë 04.03.2022 – 22:45. Janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovar-e, pasi që kanë shantazhuar viktimën femër kosovare, ku i kanë marr 500 euro, e më pas i kanë kërkuar edhe 3000 euro të tjera. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

