Arrestohen për vrasje dy të mitur në Pejë

Dy të mitur janë arrestuar për ‘vrasje’ pasi e kishin therrur me thikë një persin, i cili ka ndërruar jetë nga plagët.

Rr. Hysen Hykaj, Vitomiricë, Pejë 07.05.2021 – 13:00. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj  kosovarë  (të mitur) pasi që pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull  kosovar  të njëjtin e kishin goditur me mjet të mprehtë, thikë. Si pasojë e goditjeve me thikë, viktima ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal në Pejë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe prokurorit i shtetit. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 24 orë, thuhet ne njoftimin e policise.