Arrestohen pesë persona për plagosjen e dyfishtë
Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar pesë të dyshuar në lidhje me incidentin në Klinë ku mbetën të plagosur dy persona.
Sipas njoftimit policor, në rrugën “Abedin Rexha”, në orën 13:40, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe disa persona janë rrahur mes vete, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Për rastin, Policia i ka arrestuar pesë persona, përfshirë edhe dy të plagosurit, derisa janë konfiskuar 2 pistoleta, 15 fishekë, 2 gëzhoja, 1 brisk dhe 1 sprej.
Ndaj tyre janë iniciuar veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “pjesëmarrje në rrahje”, ndërsa janë dërguar në mbajtje.

