Arrestohen prindërit e fëmijëve lëmoshëkërkues në Gjakovë

Dy persona, një burrë dhe një grua janë arrestuar në Gjakovë për keqtrajtim apo braktisje të fëmijës, të cilët janë vërejtur duke kërkuar lëmoshë.

Gjakovë 31.01.2022 – 10:45. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër pasi që të njëjtit nuk kanë treguar kujdesin e duhur ndaj fëmijëve të tyre të cilët afër Qendrës Tregtare, janë vërejtur duke kërkuar lëmoshë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.