Arrestohen të dyshuarit për vjedhje në Gjilan
Ankuesi, shtetas i Kosovës, kishte denoncuar rastin në polici, ku ka deklaruar se persona të panjohur, duke hapur me dhunë një dritare kishin depërtuar në shtëpinë e tij dhe i kishin vjedhur sende me vlerë.
Policia në Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan, pas marrjes së informatave përmes rrugëve operative, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake ka realizuar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dy të dyshuarve kosovarë.
Hetuesit kanë arritur që t’i identifikojnë dy të dyshuar B. K. (2004) dhe F. Sh. (2000).
Nga këta dy të dyshuar janë sekuestruar si dëshmi materiale që ndërlidhen me këtë rast: pistoletë dhe pushkë e gjuetisë te vjedhura, një hekur për hekurosje, katër parfume, një orë për meshkuj e markës “Michael korse”, disa bizhuteri për femra si dhe një palë patika.
Vlen te cekët se armët e zjarrit nga te dyshuarit i ka blerë i dyshuari R. Sh. (2002)
Lidhur me ecurinë e zhvillimit të hetimeve për këto dy raste, në stacion policor ka prezantuar edhe prokurori për krime te renda, i cili dy të dyshuarve B. K. dhe F. Sh. U caktoi masën e ndalimit për 48 ore për dy veprat penale “vjedhje te renda”, ndërsa te dyshuarin R. Sh. (2002) iu ka caktuar masa e ndalimit për 48 ore për veprën penale “Pranimi i mallrave te vjedhur”.
Rastet në koordinim me prokurorin e shtetit po hetohen veç e veç, thuhet në njoftim.
