Arrestohen tetë persona, dyshohen për rrahjen e një personi tjetër
Tetë persona janë arrestuar në Podujevë, si të dyshuar për rrahjen e një personi tjetër. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Rr. Skënderbeu, Podujevë 17.05.2020 – 21:35. Janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjti kishin rrahur viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./mediafokus.info

