Arrestohen tre persona për vrasjen e rëndë në Hajvali
Tre persona janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen e rëndë në Hajvali, ku pas një incidenti mes tyre mbeti një i vdekur, njofton policia në raportin 24 orësh.
Hajvali 10.12.2021 – 21:35. Është raportuar se pas një incidenti të ndodhur mes tre personave të dyshuar meshkuj kosovarë dhe viktimës mashkull kosovar, ky i fundit dyshohet se është sulmuar me thikë dhe si pasojë e lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë në QKUK. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje kurse trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion, thuhet në njoftim. (foto arkiv)

