Arrestohen tre persona të kërkuar nga Gjilani për vuajtje të dënimit

Policia ka arrestuar dje tre persona të kërkuar nga Gjilani për vuajtje të dënimit.

Siç njofton Policia, dy persona u arrestuan në Gjilan, ndërkaq tjetri në Prishtinë.

Njoftimi i plotë:

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

· Gjilan 23.02.2023 – 10:50. Në bazë të urdhëresës së gjykatës, janë arrestuar dy të kërkuar meshkuj kosovarë dhe janë dërguar në vuajtje të dënimit.

· Prishtinë 23.02.2023 – 19:40. Në bazë të urdhëresës së gjykatës, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit.