Arrestohen tre policë në rastin e vetëvrasjes së 31-vjeçarit
Një 31-vjeçar vrau veten në duart e policisë. Sipas hetimeve paraprake, 31-vjeçari ka varur veten me lidhëset e kapuçit.
Ekspertët mjeko-ligjorë nuk kanë konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës, njoftojnë mediat shqiptare.
Për këtë rast, janë arrestuar 3 punonjës policie, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.
1. Nënkomisar P. B., me detyrë Specialist i sallës së komandimit, në Komisariatin e Policisë Kavajë;
2. Inspektor B. B., me detyrë trupë shërbimi, patrullë e përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kavajë;
3. Inspektor R. K., me detyrë trupë shërbimi në dhomat e sigurisë pranë Komisariatit të Policisë Kavajë.
“Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Kavajës për hetime të mëtejshme”, njofton policia.

