Arrestohen tri nëna të fëmijëve lëmoshë-kërkues

Në Prishtinë dhe Mitrovicë janë arrestuar tri gra, nëna të fëmijëve lëmoshë-kërkues ose vetë lëmoshë-kërkuese, por duke i keqpërdorur fëmijët e tyre.

Prishtinë 24.10.2022 Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që është hasur me fëmijën e saj (viktimën mashkull kosovar) duke kërkuar lëmoshë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit e dyshuara të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Prishtinë 24.10.2022 Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që është hasur me fëmijën e saj (viktimën femër kosovar) duke kërkuar lëmoshë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit e dyshuara të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Sheshi Mehë Uka, Mitrovicë 24.10.2022 – 14:20. Janë hasur katër (4) fëmijë/viktima kosovarë duke kërkuar lëmoshë, më pas janë identifikuar edhe prindërit e tyre, ku është arrestuar nëna e viktimave e dyshuara kosovare pasi që dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit e dyshuara të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. (foto ilustrim)