Arrestohet 23-vjeçari, aksidentoi për vdekje një endacak rrugësh

Një 23-vjeçar me inicialet A.M., është arrestuar nga policia pasi ka aksidentuar një person që dyshohet të ketë qenë endacak rrugësh.

I aksidentuari ka ndërruar jetë në spitalin rajonal Fier. Identiteti i viktimës ende nuk dihet.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 23 vjeç, pasi gjatë mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar një shtetas i cili dyshohet se ishte endacak i shtrirë në rrugë.

Shtetasi i aksidentuar ka ndërruar jetë në spitalin rajonal Fier.

Po punohet për identifikimin e viktimës.