Arrestohet 28-vjeçari, shfrytëzoi për prostitucion një 32-vjeçare
Policia ka arrestuar një 28-vjeçar në Berat, pasi akuzohet për prostitucion, shkruajnë mediat shqiptare.
Në një njoftim për media, autoritetet bëjnë me dije se në pranga ka rënë A. K., 28 vjeç, banues në Berat.
Ai akuzohet se për një periudhë 5-mujore ka shfrytëzuar për prostitucion një 32-vjeçare.
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se për një periudhë 5-mujore ka shfrytëzuar për prostitucion jashtë shtetit një shtetase 32 vjeçe”, njofton policia.

