Arrestohet 43-vjeçari, dyshohet se ngacmoi seksualisht vajzën e tij të mitur

Një tjetër ngjarje e rëndë raportohet nga Policia e Tiranës në komunikatën e saj zyrtare për mediat.

Forcat e komisariatit nr.5 në kryeqytet kanë arrestuar një 43-vjeçar nën akuzën e ngacmimit seksual.

Shtetasi J.D. dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur dhe për këtë ngjarje kanë nisur hetimet, ndërsa i dyshuari po mbahet në ambientet e paraburgimit.