Arrestohet 57-vjeçari, ngacmonte vajzën e bashkëshortes

Një 57-vjeçar ra në prangat e policisë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare.

Burime nga policia bëjnë me dije si i arrestuari është shtetasi Arben Hysko.

Mësohet se 16-vjeçarja e ngacmuar seksualisht është vajza e bashkëshortes së tij.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 57 vjeç. Ky shtetas ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme, një 16-vjeçare (vajzën e bashkëshortes së tij). Pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe denoncimit nga mamaja e 16-vjeçares u bë arrestimi i 57-vjeçarit, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” dhe “Ngacmimi seksual”.