Arrestohet 59-vjeçari, nuk pranonte ndarjen nga e dashura e tij 22 vite më e re
Një 59-vjeçar ra në prangat e policisë këtë të shtunë, pas denoncimit që ka bërë ish-bashkëjetuesja e tij, 37-vjeçare.
Policia bën me dije se i arrestuari dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore, ka përndjekur, dhunuar dhe marrë me forcë ish-bashkëjetuesen e tij K. H., 37 vjeçe.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Hetimit të Krimit në DVP-Durrës, arrestuan një shtetas për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Dhuna në familje”.
Q. L., 59-vjeç, banues në Fllakë, Durrës, për një periudhë të gjatë kohore ka përndjekur, dhunuar dhe marrë me forcë ish-bashkëjetuesen e tij K. H., 37 vjeçe, thuhet ne njoftimin e policise (foto arkiv).

