Arrestohet 87-vjeçari në Drenas, dyshohet se sulmoi seksualisht një të mitur

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 87-vjeçar në Drenas si i dyshuar për veprën sulm seksual.

I dyshuari me inicialet J. B. sipas denoncimit ka sulmuar seksualisht një të mitur, duke i shkaktuar shqetësim me veprimet e tij.

“Sot rreth orës 13:00, nga njësitet policore të stacionit të Drenasit, është arrestuar një person i dyshuar për veprën sulm seksual. J. B, mashkull 87 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka ardhur menjëherë, pasi ankuesja ka bërë denoncimin e rastit.

Nga denoncimi i bërë në polici janë ngritur dyshimet se i dyshuari ka sulmuar seksualisht një të mitur, duke i shkaktuar shqetësim me veprimet e tij.

Pas arrestimit me vendimin e prokurorit të shtetit të njëjtit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për tu proceduar më tej pas kompletimit të veprimeve të nevojshme”, njoftoi policia.