Arrestohet arsimtari nga Vitia që dyshohet se ka keqtrajtuar nxënësen e tij
Policia ka arrestuar një arsimtar nga Vitia, nën dyshimin për keqtrajtim të nxënëses së tij dhe me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
‘KEQTRAJTIM GJATË USHTRIMIT TË DETYRËS ZYRTARE OSE AUTORIZIMEVE PUBLIKE /Viti 01.11.2021 – 11:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-arsimtar, nën dyshimin se ka keqtrajtuar nxënësen viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje’, thuhet në njoftimin e policisë.

