Arrestohet Besim Krasniqi, i dyshuar për dallaveret me patentë shoferë në Pejë
Një hetim i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka zbuluar dallaveret me patentë shoferë në rajonin e Pejës, ku janë të përfshirë edhe zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës.
Aksioni që u zhvillua para rreth dy javësh në rajonin e Pejës dhe të Prishtinës rezultoi me arrestimin e 7 prej tyre, teksa grupit të personave të ndaluar i është shtuar edhe një tjetër, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali, i arrestuar i radhës është Besim Krasniqi i dyshuar për dallaveret me patentë shoferë në Pejë.
Personat e arrestuar për përfshirje në këtë rast dyshohet se kanë kryer veprat penale ‘keqpërdorimi i detyrës zyrtare’, ‘marrja e ryshfetit’, ‘marrja e ryshfetit në sektorin privat’ dhe ‘legalizim i përmbajtjes së rreme’.

