Arrestohet burri nga Vitia pasi ushtron dhunë ndaj familjes

Rr. Flaka e Janarit, Viti 07.03.2022 – 11:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike në familjen e tij.

Si pasojë e dhunës viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit së bashku me fëmijët e saj për shkaqe të sigurisë ka shkuar te prindërit e saj.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.