Arrestohet burri pasi nuk e lejoi bashkëshorten të udhëtonte jashtë

Një burrë në Klinë është arrestuar për dhunë në famje pasi nuk e kishte lejuar bashkëshorten të udhëtonte jashtë.

Klinë 10.10.2022 – 18:16. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte mbajtur dhunshëm duke mos e lejuar që të udhëtonte jashtë shtetit ish bashkëshorten e tij shtetase e huaj dhe dy fëmijët e tyre. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në shtëpi të sigurte, thuhet në raportin e policisë. (foto ilustrim)