Arrestohet burri që e ftoi për kafe ish të dashurën e tij

Policia ka arrestuar një burrë në Prishtinë, nën dyshimet për ngacmimin e ish të dashurës së tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i policisë:

NGACMIM/Prishtinë 05.11.2022 – 02:15. Është arrestuar i dyshuari ​mashkull kosovar nën dyshimin se e ka përcjellë dhe ka tentuar ta bind që të dalin në kafe ish të dashurën e tij, viktimën femër kosovare. Sipas viktimës i dyshuari vazhdimisht vepron njëjtë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajte.