Arrestohet burri që për dy vjet e ngacmoi dhe e përcolli një grua

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Më 29.10.2024 ankuesja femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, përgjatë dy viteve e ka ngacmuar me mesazhe dhe e ka përcjellë në vazhdimësi me veturë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.