Arrestohet Dardan Molliqaj dhe disa aktivistë tjerë të PSD-së
Dardan Molliqaj dhe pesë aktivistë të PSD-së janë arrestuar pak minuta më parë. Lajmin e ka konfirmuar për Express, Natyra Kuçi zëdhënëse e kësaj partie.
Policia ka arrestuar aktivistët e PSD’së, pasi ata kanë kundërshtuar paraqitjen për media të kryetares së Gjykatës Speciale.
Aktivistët kanë hyrë në sallë ku po mbahej konferenca sikurse kishin protestuar edhe jashtë. (foto arkiv)

