Arrestohet djali pasi e kanosi babanë në Livoç të Gjilanit

Policia ka bërë të ditur se dje në Livoç të Ulët të Gjilanit, ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur prindin e tij.

E plotë:

KANOSJE

Fsh. Livoq i Ulët, Gjilan 17.08.2023-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur prindin e tij viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.