Arrestohet drejtuesi i mjetit, i cili aksidentoi dy të mitur

Ështe arrestuar një drejtues mjeti, i cili aksidentoi dy të mitur, duke goditur biçikletën në të cilin ishin viktimat, një mashkull dhe një femër. 

Rr. Transit i Ri, Prizren 02.07.2021 ─ 09:27. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën ka shkaktuar aksidentin duke goditur biçikletën në të cilën ishin dy viktima  kosovar-e një femër dhe një mashkull i mitur të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Viktimat pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Prizrenit janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet, thuhet në raportin e policisë.