Arrestohet drejtuesi i mjetit që aksidentoi për vdekje dy fëmijë
Eshtë arrestuar drejtuesi i mjetit, i cili i aksidentoi për vdekje dy fëmijë të moshës 8-vjeçare në Caralevë.
Fsh. Caraleve, Shtime 09.05.2021 – 16:12. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti përderisa ishte duke drejtuar veturën, humb kontrollin mbi veturën dhe në trotuar godet dy viktimat meshkuj kosovar (të mitur). Dy viktimat fillimisht janë dërguar ne emergjencën e Shtimes e me pas ne QKUK ku edhe kanë ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë. (Foto arkiv)

