Arrestohet edhe një i dyshuar për falsifikim të testeve anti-Covid

Pas Prizrenit, edhe në Prishtinë është arrestuar një person nën dyshimin se ka bërë falsifikuar testet për koronavirus.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë së Kosovës, ku thuhet se në vazhdim të hetimeve dhe masave të fshehta njësiti policor ka arrestuar edhe një person të dyshuar nën dyshimin se i njëjti ka bërë falsifikim të testeve COVID-19.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Rr. Robert Dol, Prishtinë (NN) 24.08.2021 – 17:45. Me datën 27.08.2021 në vazhdim të hetimeve dhe masave të fshehta njësiti policor ka arrestuar edhe një të dyshuar mashkull  kosovar nën dyshimin se i njëjti ka bërë falsifikim të testeve Covid-19. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.