Arrestohet edhe një i dyshuar për mashtrim me subvencione

Edhe një person tjetër është arrestuar nën dyshimin për mashtrim me subvencionet.

Lajmin për Express e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Ai ngarkohet me veprat penale ‘Dhënie e ryshfeti’ dhe ‘Mashtrim me subvencione’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka njoftuar se pas hetimeve disa mujore, në kordinim me Prokurorinë Speciale ka arrestuar 11 persona nën dyshimet për dallavere me subvencione. (foto ilustrim)