Arrestohet edhe një person në Ferizaj, dyshohet se i ndihmoi policit

Edhe një i dyshuar është arrestuar për vrasjen që ndodhi sot në fshatin Bibaj të Ferizajt.

IPK njoftoi se të dyshuarit të arrestuar me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për shkak të dyshimit të për bashkëkryerje të veprës penale “Vrasja e rëndë”.

Kujtojmë se sonte në oborrin e një salle dasmash dyshohet se një polic ka vrarë një person.

IPK ka njoftuar se polici pasi kreu vrasjen me armën zyrtare është vetëdorëzuar në Stacionin e Policisë.