Arrestohet edhe një person në lidhje me testin për patentë shofer në Gjilan
Policia ka njoftuar përmes një raporti shtesë se ka arrestuar edhe një të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me rastin e testit për patentë shofer në Gjilan, i cili ka ndodhur më 2 shkurt të këtij viti.
Njoftimi i dytë shtesë për rastin:
Rr. Isa Boletini, Gjilan 02.02.2023 – 10:10. Në lidhje me rastin, me 09.02.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i parë shtesë për rastin:
Rr. Isa Boletini, Gjilan 02.02.2023 – 10:10 Në lidhje me rastin, më 03.02.2023 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i parë i policisë:
Gjilan 02.02.2023 – 10:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur duke asistuar dëshmitarin mashkull kosovar i cili iu ka nënshtruar testit për patentë shofer. Janë sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore disa pajisje që dyshohet se shërbejnë për kryerjen e testit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

