Arrestohet gjilanasi pasi e rrahu gjyshin e tij

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një person nga Gjilani, i cili e ka goditur gjyshin e tij.

Njoftimi i policisë:

DHUNË NË FAMILJE

Gjilan, 26.05.2022 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar-gjyshin e tij, duke u goditur me kokë në fytyrë.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjilan, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.