Arrestohet gjilanasi pasi e rrahu një person

Policia ka njoftuar se dje në Gjilan është arrestuar një person i cili e kishte sulmuar një tjetër.

Njoftimi i policisë:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Rr. Abdulla Tahiri, Gjilan 30.05.2022 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.