Arrestohet gjilanasi për mashtrim të bizneseve
Policia njofton se dje në Gjilan është arrestuar një person pasi dyshohet se mashtroi disa biznese.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rr. Mulla Idrizi, Gjilan 19.08.202-17:00. Me datë 24.08.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti duke i futur në lajthitje disa kompani të bizneseve ka përfituar shuma të ndryshme të parave.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

