Arrestohet gjilanasi për sulm ndaj personit zyrtar
Policia ka njoftuar se dje në Gjilan ka arrestuar një person për sulm ndaj personit zyrtar.
Njoftimi i plotë i policisë:
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Rr. Lufta e Gjilanit, Gjilan 18.05.2023 – 16:05. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se gjatë kryerjes së detyrës zyrtare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

