Arrestohet gjilanasi që i vuri zjarrin një lokali privat

Një person në Gjilan është arrestuar për zjarrvënie pasi dyshohet se i kishte vënë zjarrin një lokali në pronësi private.

Rr. Xhozef Baiden III, Gjilan 09.08.2022 – 21:30. Me 19.08.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ditë më parë i kishte vënë zjarrin lokalit privat të viktimës mashkull kosovar. Zjarrfikësit kishin shuar zjarrin. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.