Arrestohet gjilanasi, tenton ta fus në veturë ish të dashurën

Një gjilanas është arrestuar për ‘lëndim i lehtë trupor’ pasi ka tentuar ta fus në veturë ish të dashurën, njofton policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. Shaban dhe Sami Ukshini, Gjilan 02.06.2022-09:00. Me 14.06.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti me datën e lartcekur kishte tentuar ta fus në veturë ish të dashurën e tij viktimën femër kosovare të cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.