Arrestohet gruaja për sulm ndaj ish-bashkëshortit
Një grua në Fushë Kosovë është arrestuar për sulm ndaj ish-bashkëshortit.
Pas intervistimit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 22.02.2023 – 10:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se e njëjta ka sulmuar ankuesin mashkull kosovar-ish bashkëshortin me të cilin ishin ndarë. Në konsultim me prokurorin, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar, thuhet në njoftimin e policisë. (foto ilustrim).