Arrestohet gruaja që mashtroi 39 persona duke u premtuar punësim jashtë vendit
Policia ka arrestuar një grua në Prishtinë nën dyshimin se në bashkëkryerje me disa të dyshuar të tjerë ka mashtruar 39 persona, duke ju premtuar vende pune jashtë vendit.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 27.04.2023 – 18:25. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi në bashkëkryerje me disa të dyshuar të tjerë kishte mashtruar 39 persona duke ju premtuar vende pune jasht vendit. Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.


 
 
						 
						