Arrestohet hajni që kishte plaçkitur tri xhami në Gjilan

Policia e Kosovës ka arrestuar personin me inicalet G.G., i dyshuar për vjedhje në tri xhami të Gjilanit, raporton Mediafokus.info.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një njoftimi, zëdhënësi i policisë për regjionin e Gjilanit, toger Ismet Hashani.

“Ju njoftoj se ne baze te informatave dhe deshmive qe Policia e Kosovēs njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Gjilanit i kemi mbledhur përmes rrugëve operative  ne lidhje me rastet e vjedhjeve të xhamive (është lokalizu dhe është arrestu  i dyshimti G. G. 2001), fshati Terstenik – komuna Drenas,  personi i dyshimte me date 03 shtator 2020 është intervistuar ne prezence te avokatit mbrojtes ne stacionin policor ne Peje sepse i njejti ne po kete stacion eshte ndaluar per 48 ore si i dyshimtë per rastet tjera te stacionit te Pejes.  Gjate intervistimit janë gjetë fakte të qëndrushme se ai i ka  se i ka kryer qe te trija (3) vjedhjet neper xhamtë  ne regjionin e Gjilanit dhe ate :

  1. Xhamia e fshatit Malisheve te Gjilanit i ndodhur me datë 20 Qershore 2020, nr. 2020.CA.0604
  2. Gjilan te xhamia e “Mdreses “28 Gusht 2020, nr. 2020 CA 0911 dhe,
  3. Xhamia e fshatit Ponesh gjithashtu me date 28 Gusht 2020, nr. 2020 CA 0912

Me urdher te prokurorit  rastet veq e veq procedohen  ne procedurë të rregullt pasi qe i dyshimti ndodhet ne mbajtje dhe është ndaluar nga stacioni policor në Pejê.

Policia e Kosovës është e përkushtuar që ti sjell para drejtësis të gjithë përsonat e dyshuar të përfshirë ne raste te veprave penale”, thuhet në njoftimin e Hashanit./Mediafokus.info/