Arrestohet i dyshuari në Prishtinë pasi e rrahu nënën e tij

Një person është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Lidhur me rastin në fjalë është konsultuar edhe prokurori, me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht nënën e tij kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.