Arrestohet i dyshuari pasi goditi për vdekje qëllimisht me veturë një burrë në Pejë
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë i cili qëllimisht ka goditur për vdekje në burrë tjetër shtetas të Shqipërisë në Pejë.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, si pasojë e plagëve te marra nga aksidenti, viktima ka ndërruar jete në Spitalin e Pejës.
I dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti është inicuar si vrasje e rëndë.
Raporti i plotë:
VRASJE E RËNDË
Pejë 24.04.2024 – 17:26. Është arritur të arrestohet i dyshuari shtetas i R. Shqipërisë, pasi që dyshohet se qëllimisht me veturë kishte goditur viktimën mashkull poashtu shtetas i R. Shqipërisë. Si pasojë e plagëve te marra nga aksidenti, viktima ka ndërruar jete në Spitalin e Pejës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

