Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje

Stacioni Policor në Kamenicë, me datën 05.12.2023 rreth orës 11:40 ka pranuar informacion për një rast të dhunës në familje në fshatin Koretin.

Zyrtarët policorë menjëherë i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin.

Gjatë hetimit të rastit dhe mbledhjes së provave nga ana e hetuesve policorë të njësitit së hetimeve të Stacionit Policor në Kamenicë rreth këtij rasti, kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit me leje nga prokurori i shtetit, tek i dyshuari R.A. (viti i lindjes 1961, mashkull kosovar shqiptar) janë gjetur dhe konfiskuar:

Një (1) pushkë automatike e llojit AK 47

Dy (2) karikator të pushkë automatike,

Njëqind e pesëdhjetë e tre (153) fishekë të kalibrit 7.62×39 mm

Një (1) pistoletë të llojit M57 e kalibrit 7.62

Dy (2) karikator të pistoletës dhe

Tredhjet e një (31) fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Pas intervistimit nga prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit është lëshuar masa e ndalimit për 48 orë dhe ndaj ti do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’  dhe ‘’Dhunë në familje’’.