Arrestohet i dyshuari për grabitje në Viti
Më 19.01.2022 rreth orës 19:33, policia e Kosovës në Viti është informuar se është grabitur një barnatore në Viti nga një person i maskuar.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore dhe njësia e hetimeve nga stacioni policor i Vitisë ku sipas informatave të para i dyshimti ka arritë që punëtores së kësaj barnatore përmes kërcënimit t’i grabis 140 euro dhe pasi i ka marrë paratë nga arka është larguar në drejtim të panjohur.
Patrullat policore së bashku me njësitin e hetimeve përmes rrugëve operative në një kohë të shpejtë kanë arritur të sigurojnë informata të qëndrueshme për identitetin e të dyshimtit.
Është arritur që të arrestohet i dyshimti F.R (1986) i dyshuar për rastin grabitje.
I njëjti në prezence të avokatit mbrojtës, është intervistuar nga njësia e hetimeve në stacionin policor në Viti.
Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit për krime të rënda i cili ka marr vendim për ndalim për 48h orë. Rasti nën hetime, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)

