Arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen në Laqiq të Kamenicës

Si pasojë e disa të shtënave, më 9 qershor 2024, një person kishte marrë plagë të rënda në fshatin Lajqiq të komunës së Kamenicës.

I dyshuari është kapur nga policia, dhjetë ditë pasi kishte shtënë në drejtim të viktimës.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie (me leje), dy fishekë cal-12 GA, dhe pesë (5) fishekë cal-7.62×29 mm”, njofton Policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.