Arrestohet i dyshuari për vrasjen e djalit të axhës në Pejë
Është arrestuar F.B , i cili dyshohet për vrasjen e djalit të agjës në fshatin Novosellë të Pejës, Bashkim Brahimaj, disa ditë më parë.
I dyshuari ishte arratisur nga vendi i ngjarjes dhe ishte në kërkim nga policia.
Konfliktit dyshohet se i ka paraprirë një çështje pronësore.
Arrestimin e F.B, për Gazetën Express e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Po është arrestuar i dyshuari sonte rreth orës 22:00. Ai është arrestuar në afërsi të zonës ku ka ndodhur vrasja”, tha Gashi.
Në raportin e Policisë thuhej së në Fshatin Novosellë të Pejës, më 24.04.2021, në orën 14:40 është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar.
“Në vendin e ngjarës kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Gjate kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një mitraloz, një pistolete, pajisje për pastrim te armës, 890 fishek të kalibrave të ndryshëm, dhe pesë predha po ashtu kalibra të ndryshëm”, thuhej në njoftimin e Policisë në lidhje me atë ngjarje.


 
 
						 
						